Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga hapja e merkatos së janarit, skuadrat kanë nisur të mendojnë për përforcimet e mundshme për pjesën e mbetur të sezonit. Përveç afrimeve në merkato, pritet që të ketë edhe largime.
Drejtuesit e Realit kanë nisur të mendojnë për futbollistin që mund të zëvendësojë Marselon nëse ky i fundit vendos të largohet nga Reali. Një nga emrat më të mundshëm për t’u afruar në skuadër, është mbrojtësi spanjoll 22-vjeçar Zhunior Firpo që luan me Betisin.
Për shërbimet e 22-vjeçarit, Reali po përgatit një ofertë 50 milionë euroshe dhe është gati që ta paraqesë atë në zyrat e Betisit, në mënyrë që të blindohet edhe krahu i mbrojtjes. /vipsport/