Luka Modriç ishte emri më i përfolur në merkaton e verës për një largim të mundshëm nga Real Madridi. Pas largimit të trajnerit Zidan dhe Ronaldos, presidenti Peres nuk mund të lejonte largimin e një tjetër ylli nga skuadra e tij.

Sipas asaj që raporton “Telemadrid” numri një i madrilenëve i ka ofruar një kontratë të re mesfushorit. Pas kësaj fituesi i “Topit të artë” duket se ka ngelur i kënqaur nga kontrata e re dhe pritet që shumë shpejt të vijë dhe zyrtarizim.

Në këtë mënyrë mbyllen përfundimisht zërat për një largim të tij nga “Santiago Bernabeu”. Interi ka pritur deri ne fund per marrjen e ketij lojtari por tashme duhet t’i beje planet pa te.

Lojtari me i mire i Europes per vitin e fundit duket i kenaqur ne Madrid dhe nuk do nderroje vend siç beri portugezi Cristiano Ronaldo qe la Spanjen per te luajtur ne Itali me Juventus.