Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIReali i Madridit bën gati goditjen e madhe të verës, është Paul...

Reali i Madridit bën gati goditjen e madhe të verës, është Paul Pogba

Ylli i Mançester Junajtid, Pol Pogba, pritet të veshë fanellën e Realit të Madridit në merkaton e verës. Kjo është “bomba” që vjen nga Anglia, konkretisht nga “Daily Mail”.

Francezi nuk është dhe aq i lumtur te Mançester Junajtid dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga “Old Trafford”. Mesfushori nuk gëzon formën më të mirë dhe Mourinjo e ka kritikuar në javën e fundit.

Reali i Madridit po e monitoron situatën e tij nga afër dhe është gati të bëjë një ofertë shumë të guximshme për ta sjellë në Spanjë.

Kuptohet që Mançester Junajtid nuk ka dëshirë ta shesë 24-vjeçarin, por oferta e madrilenëve mund të jetë joshëse.

Pogba u bashkua me “Djajtë e kuq” në vitin 2016 për 89 milionë paund. Ai ka një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez. /Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments