HomeKRYESOREReali pa shënjestër, kampionët e Spanjës zhgënjejnë që në ndeshjen e parë...

Reali pa shënjestër, kampionët e Spanjës zhgënjejnë që në ndeshjen e parë të kampionatit

Real Madrid ka hedhur hap fals në takimin e parë të sezonit të ri në kampionatin spanjoll. Kampionët në fuqi të Spanjës nuk shkuan më larg se një barazim 0-0 me baskët e Real Sociedadit.

Pavarësisht dominimit të ndeshjes, skuadra e Zinedin Zidanit nuk diti të shënojë dhe të merrte 3 pikët në këtë takim, pavarësisht se nisej si favorit.

Skuadra baske kishte mundësitë e saj në këtë sfidë, ku për t’u përmendur ishin dy tentativa të Isak në minutat e fundit të pjesës së parë, me njërën prej tyre që u ndal nga Courtois me këmbë.

Për Los Blancos kjo ishte ndeshja e parë në këtë kampionat, por skuadra e Zidane pavarësisht rasteve të shumta që krijoi nuk arriti të thyente rezistencën e Real Sociedadit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments