HomeKRYESOREReali ruan fronin, “Los Blancos” janë sërish Kampionët e Botës

Reali ruan fronin, “Los Blancos” janë sërish Kampionët e Botës

Reali i Madridit është sërish skuadra kampione e botës për klube. “Los Blancos” kanë arritur të triumfojnë pa shumë probleme kundër skuadrës së Al Ain.

Djemtë e Solarit fituan me rezultatin e thellë 4-1, me golat që erdhën nga burime të ndryshme. Golin e parë të sfidës e shënoi Luka Modriç, me kroatin që realizoi një supergol.

Për të dyfishuar, mendoi talenti Jorente, që realizoi një gol fantastik, i cili la në hije “perlën” e Modriç në pjesën e parë. Ramos do të shënonte golin e tretë për “Galaktikët”, ndërsa një autogol në sekondat e fundit vendosi rezultatin final 4-1. Golin e vetëm për Al Ain e shënoi Shirotok.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments