
Një prej gazetave të Toskana i ka kushtuar një artikull të veccantë shkodranit teksa titulli i shkrimit që ka të bëjë për 18 vjeccarin shqiptar është: “Suad, il dragone, venuto dall’Albania” – që përkthehet: “Suad, dragoni ardhur nga Shqipëria”. është një sportist që i ka të gjitha, shpejtësinë, teknikën, fuqinë si dhe gjithnjë në kërkim të profesionalizmit. Në këtë mënyrë mediat italiane e cilësojnë si një “dragon” duke qenë se është ndër më të dalluarit në skuadrën e tij. Në këtë artikull italianët e vlerësojnë si një sportist me të ardhme të sigurtë në sportin e basketbollit si dhe si një nga basketbollistët më të mirë të Prato. Familja e Suadit do largohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë para 16 vitesh për një jetë më të mirë, atëherë kur Suadi ishtë vetëm 6 vjecc. Edhe pse e ka lënë në një moshë të vogël vendin e tij, asnjëherë nuk ka harruar Shqipërinë e miqtë e tij të vegjëlisë me të cilët komunikon shpesh. Kështu tashmë në një shtet tjetër familja Preza me vështirësitë e kohës do vendosej në Itali dhe dalë nga dalë si të gjithë shqiptarët e tjerë atje do fillonte të ambjentohej. Suadi nis të luaj basketboll dhe menjëherë bie në sy për talentin e tij dhe atje e afrojnë në ekipin e moshave të Prato. Me punë 18 vjeccari arrin të jetë një nga më të mirët në skuadër dhe jo më kot stërvitet edhe me ekipin e parë. Marco Pinelli është trajneri që e ka rritur tek skuadra e të rinjve ndërkohë që Marco Pieri është trajneri që e ka kërkuar në ekipin e parë. Me të rinjtë Prato është në vendin e tretë në kampionat ndërsa skuadra e të rriturve ndodhet në mesin e renditjes. Suadi nuk i njeh përbërjen e skuadrave shqiptare ndërkohë që në zemër ka Vllazninë, skuadrën e qytetit të tij. Asnjëherë nuk është thirrur nga ekipet kombëtare të Shqipërisë për tu provuar dhe thotë se tashmë e pret një ftesë sepse dëshiron të japë kontribut edhe për vendin e tij, Shqipërinë. Shprehet se pëlqen kombëtaren e Amerikës dhe basketbollistin Dëen ëead të kësaj kombëtareje ndërsa bën tifo edhe për CSKA e Moskës dhe preferon basketbollistin Mile Teodosiç. Një ditë dëshiron ti përngjaj këtyre dy emrave të njohur të basketbollit botëror. Suadi nuk kënaqet kurrë me atë që ka dhe gjithnjë do të vijojë djali i përkushtuar ndaj sportit të basketbollit për të dhënë më të mirën e tij e një ditë për të kapur majat e këtij sporti për të nderuar kështu veten e tij, Shkodrën e Shqipërinë.
Senad NIKSHIQI
Ne foto Suad Preza (ai ne mes me numrin 8), basketbollisti shkodran qe luan me mjaft sukses ne kampionatin italian.