Liverpol ka mposhtur 3-1 Manchester United dhe lojtari që i dha fitoren ishte Xherdan Shaqiri.Mesfushori me origjinë shqiptare ka bërë paraqitjen më të mirë të sezonit me dy golat e tij asi u fut si zëvendësues në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, teksa mori çmimin e Lojtarit të Ndeshjes, Shaqiri ka qenë shumë i lumtur, duke parashikuar një sezon të madh të ekipit të tij. “Një fitore e mrekullueshme, gjithashtu tepër e rëndësishme për renditjen. Luajtëm shumë mirë pas barazimit të tyre dhe në pjesën e dytë bëmë më shumë se Manchester United, u munduam të shënonim dhe në fund e merituam fitoren.

“Golat e mi me fat? Po të shihni statistikat, goditjet tona drejt portës tregojnë se luajtëm për fitore dhe në fund, falë intensitetit tonë, duke u munduar pa pushim për golin e avantazhit, e meritonim fitoren.

“Normalisht që nuk jam i kënaqur, askush nuk do ta nisë ndeshjen nga stoli, por vetëm 11 lojtarë mund të luajnë dhe trajneri është ai që vendos. Unë mundohem gjithmonë të lë shenjën time, edhe kur luaj si titullar edhe kur futem si zëvendësues. Sot jam shumë i kënaqur me dy golat.

“Dygolëshi im i parë te Liverpool më i rëndësishmi i karrierës? Kam fituar shumë trofe në karrierën time, por sot ishte një ndeshje rëndësishme dhe është gjithmonë bukur të shënosh dy gola.

“Mënyra se si kemi nisur sezonin është e mrekullueshme por duhet të vazhdojmë kështu dhe po luajtëm në të njëjtën mënyrë mund të bëjmë një sezon të madh.”/telesport/