Jemi mësuar me numra magjikë dhe gjeste të një teknike të rrallë, por kësaj here kemi të bëjmë me futbollin e femrave. Seksi tjetër ka treguar se di të luajë lojën më të bukur me top dhe përditë e më shumë po rritet niveli i futbollit të tyre.

Erin Kuthbert është 20 vjeç dhe aktivizohet me ekipin e Çelsit. Ajo luan në rolin e mesfushores, ndërsa numëron dhe 7 gola të shënuar me kombëtaren skoceze në 23 ndeshje të zhvilluara.

Ajo cilësohet si një talente e madhe dhe zotëron një teknikë për t’u admiruar. Gjatë ndeshjes së fundit të “Bluve të Londrës”, Kuthbert ka kryer një gjest teknik të mrekullueshëm.

Topi po dilte në anësore, por skocezja arrin ta mbajë në lojë, kryen një driblim dehës, kalon dhe kundërshtaren e dytë, e cila nuk toleron dhe i shkakton faull. Për më shumë shijoni videon… /sport-ekspres/