Zhurma dhe situata aspak e mire e krijuar pas ndeshjes me Egnatian (e mbyllur ne barazim 1-1), duket se tashme eshte lene pas njehere e mire.

Analiza e dites se djeshme ka zbutur klimen dhe per te ndihmuar edhe me shume ne kete gje, ka ndihmuar edhe ditelindja e njerit prej pjestareve te stafit teknik te Vllaznise.

Trajneri i portiereve Ideal Lekiqi sot ka mbushur 41 vjeç dhe si rrjedhoje nuk kane munguar edhe “red bullat” nga ana e tij per te gjithe pjestaret e skuadres.

Keta te fundit, duke filluar nga trajneri Brdariç e deri tek lojtari me i fundit nuk i kane kursyer urimet per nje nga njerezit me karizmatike te Vllaznia.

Ne kete mori urimesh, edhe vete Klubi Vllaznia nuk ka munguar ta uroje pjestarin e saj per kete pervjetor te lindjes dhe se fundi edhe “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!