Nga Roland Luçi

Profesionisti ne qofte se do qe te jete apo perfeksionohet si i tille, mund te vizitohet a trajtohet nga psikiatri, psikologu e fizioterapisti, ta zgjedhi vete.

Kur profesionalizmi mungon aty ku paguhet qe te shfaqet, atehere bota ka krijuar dhe njeh mekanizmin e te ashtuquajturave ne anglisht “penalty”.

Keto jane penalltite e verteta, jo ato 11 metershat, por sanksionet sidomos financiare te cilat rregullojne maredheniet mes paleve kontraktore ne biznes, pjese e te cilit eshte dhe futbolli, kur profesionalizmi shfaqet i manget nga sa parashihet ne kontraten perkatese mes paleve nenshkruese.

Kaq e thjeshte eshte zgjidhja!

Dhe eshte absolutisht me ligjorja, me e mira, me e pastra, me logjikja e korrektja, por sidomos me efikasja ne maredheniet kontraktuale.