Vllaznia ne basketboll per te reja, pasditen e djeshme eshte kurorezuar per te tretin vit rradhazi kampione e Shqiperise. Ekipi i drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa fillimisht ka mundur ne gjysmefinale ekipin e Tiranes, ndersa ne finale triumfoi ndaj Goga Basket.

Ai ka treguar nje forme shume te mire sportive duke dominuar ndaj kundershtareve te tij gjate gjithe kampionati dhe arriti ta kurorezonte me sukses ate deri ne fund duke u shpallur ne kete menyre dhe kampion per sezonin 2022-2023.

Po kush jane protagonistet e suksesit te sivjetshem? Jane disa vajza te talentuara, duke filluar nga njera prej pikave me te forta te kesaj skuadra, pikerisht kapitenia Anisa Bokrina.

Per te vazhduar me sportistet e tjera kampione e pikerisht Anisa Musaja, Melida Hykaj, Medina Hykaj, Sara Murçaj, Rumejsa Hakaj, Isra Dibra, Antea Isufi, Reisa Trashani dhe Ema Hasaj.

Nen drejtimin e trajneres Mustafa, keto vajza treguan nje nivel shume te larte dhe jo me kot sot ata jane kampione. Por me shume sesa nje trofe i arritur, e rendesishme eshte qe keto vajza jane e ardhmja e basketbollit shkodran. Gjithmone nese Shkodra do te dije t’i mbaje ato e te mos beje gabimet e viteve te fundit.
Gjergj KOLA