Volejbollistet e reja te Beselidhjes e kane mbyllur me fitore kampionatin e sivjetem. Diten e djeshme ajo ka luajtur ndeshjen e fundit te fazes se dyte te kampionatit ne Pogradec ndaj skuadres vendase dhe kane arritur te fitojne me rezultatin e paster 3-0.

Vajzat lezhjane te drejtuara nga trajneret Gentiana Nicaj eRita Hasku, e kane dominuar ndeshjen duke mos e vene asnjehere ne dyshim fitoren dhe si rrjedhoje kane arritur te marrin fitoren e rradhes. Duhet thene se paraqitja e Beselidhja U20 ne fazen e dyte te kampionatit ka qene me e mire se ne fazen e pare.

Ne 5 ndeshjet e kesaj faze, ka arritur te marre 3 fitore dhe 2 humbje dhe e ka mbyllur krejt kampionatin ne vendin e katert ne grup me 16 pike te grumbulluara. Ajo eshte pozocionuar ne vendin e katert te renditjes, pas Skenderbeut, Flamurtarit dhe Teutes duke mos arritur dot te shkoje ne fazen play-off, faze ku kane kaluar dy ekipet me te mira te secilit grup.

Megjithate, kjo paraqitje e ekipit lezhjan eshte vertete per t’u vleresuar sepse performanca e tij ka ardhur gjithnje ne rritje. Fakti qe asnjeren nga 10 ndeshjet e kampionatit nuk i ka luajtur ne Lezhe si rrjedhoje e mungeses se pallatit te sportit, e kane penalizuar jo pak Beselidhjen.

Megjithate fale mbeshtetjes qe i ka dhene Bashkia Lezhe dhe dashamiresise se klubit Minatori ne Rreshen qe i ka vene ne dispozicion pallatin e sportit “Arjana Arapi”, vajzat lezhjane ia kane dale te mbyllin nje kampionat te suksesshem.

Kjo gje, por edhe paraqitjet e shkelqyera te ekipit te basketbollit te meshkujve te Beselidhjes apo dhe ndonje sporti tjeter, duhet te sherbeje edhe si apel per drejtuesit e pushtetit lokal ne Lezhe, per ngritjen sa me pare te nje pallati te ri sporti, gje qe tashme eshte domosdoshmeri per sportin e ketij qyteti.
Gjergj KOLA