Redi Jupi ka analizuar shkurtimisht ndeshjen Skënderbeu – Teuta që përfundoi me shifrat 1-2. Trajneri i njohur, në panelin e “Procesit Sportiv” hodhi hije dyshimi për tolerim nga ana e korçarëve.

Edhe pse nuk preferoi ta thonte drejtëpërdrejtë, Jupi u shpreh i habitur për mënyrën se si rrodhi takimi nga 45 minutat e para, në të dyta. Në fjalën e tij për panelin sportiv, ai tha:

“Ishte një ndeshje pak e çuditshme, në kuptimin e plotë të fjalës. Në pjesën e parë e dominoi Skënderbeu në çdo aspekt. Mu duk sikur u përsëris ndeshja Teuta-Tirana, me një ekip agresiv. Skënderbeu ka ngjeshmëri me Teutën.

Në pjesën e parë jo vetëm që e fitoi po doli nga fusha si një dominues. Ky mu duk një limit i vogël i Tiranës. Kur ka një skuadër përpara që ka rritëm dhe intensitet dhe i bën presion, vihen në vështirësi, si çdo skuadër.

Në pjesën e parë mendova që skenari mund të ishte i realizueshëm. Duhet të përballesh me skuadra që kanë interes për t’u luajtur. Pjesa e dytë ishte e çuditshme. Skënderbeu i pjesës së parë u ndërrua me Tiranën e pjesës së dytë.

Insituata për tolerime nuk duhet të them, por një skuadër që dominon aq shumë një pjesë, nuk mund të dominohet aq shumë në pjesën e dytë. Mund ta prisja nga minuta 65-70, me qenë se kishte bërë ndeshjen e Kupës të mërkurë. Ishte freskët në Korçë, nuk të bezdisin temperaturat. Ky është një konstatim i vogël. Nuk ia heq cilësitë Tiranës, i duhet të fitojë ndeshjet e veta dhe të shkojë drejt asaj rruge ku është me meritë”, tha ai./newsport/