HomeKRYESORERedi Jupi shpërthen si kurrë më parë: Kur të luaj Broja, Reja...

Redi Jupi shpërthen si kurrë më parë: Kur të luaj Broja, Reja mund të mos jetë më në jetë

Shume komente, shume akuza ne drejtim te trajnerit te kombetares Edi Reja. I rradhes qe i ka dale kunder eshte Redi Jupi. Ai ka qene i pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv” ku foli për ndeshjen e fundit të Shqipërisë ndaj Izraelit.

Mbi të gjitha ka veçuar pjesën e trajnerit Reja dhe moshës së tij, madje duke ndërtuar një paralelizëm me minutat e pakëta të aktivizimit të këtij sulmuesi te Chelsea.

“Unë vë dorëën në zjarr se asnjë lojtar i Izraelit nuk luan dot te Chelsea, në Serinë A. Lojtarët e tyre janë shumë mesatar, të Shqipërisë ia kalojnë të 25 lojtarët atyre. Problemi i madh i Rejës është mosha, nuk përkon mosha e re e ekipit me moshën e këtij trajneri.

Reja nuk mendon për projektin e të ardhmes, do të fitojë ndeshjen. Po ju them një gjë të rëndë, kur të vazhdoj të luaj Broja, Reja ndoshta mund të mos jetë më në jetë”, tha Jupi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments