Komuniteti i gjimnastikes shkodrane sot e ka dite feste. Ndonese ne kushte jonormale per shkak te situates se krijuar nga pandemia e qe e ben te pamundur mbledhjen e tij, me siguri qe pjestaret e ketij sporti nuk do te kene ngurruar sot te urojne njerin prej tyre, pikerisht Latif Kashin.

Ai pikerisht sot mbusht 69 vjeç dhe me kete rast edhe gazeta “Shkodra Sport” gjen rastin ta uroje edhe 100 vite te tjera te lumtura bashke me familjen e tij! Latif Kashi ka lindur ne Shkoder me 26 prill 1951 dhe rinine e tij do ia kushtonte sportit te gjimnastikes ku arriti jo pak suksese.

Ai ka qene pjese e nje ekipi te shkelqyer qe nen drejtimin e trajnerit Nush Cipriani (Nika) dhe bashke me sportistët e tjere Veselin Zako, Gjovalin Mikeli, Latif Kashi, Tonin Gjoni, Arshi Sula, Lec Nika, Sadetin Fishta e Mustaf Rama, kane shkruar nje pjese te rendesishme te ketij sporti ne Shkoder.

Nisur nga kjo, vitin e kaluar, ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te klubit Vllaznia, Bashkia Shkoder jo me kot e nderoi edhe Latif Kashin me titullin “Mirenjohje” si nje prej “gimnasteve te shekullit te ketij klubi”.

Ajo qe eshte me e rendesishme tek personazhi i ketij shkrimi qe sot ka ditelindjen, eshte se pasionin per gjimnastiken e ka transmetuar tek i biri, Izmiri qe sot drejton ekipin e gjimnastikes se Vllaznise.
Gjergj KOLA