Rikthimi I futbollit në Shqipëri është një nga temat më të disktuara të momentit. Lojtarët dhe klubet mezi presin rikthimin në fushë, ndërsa FSHF-ja I ka nisur një letër Ministrisi së Shëndetësisë për të marrë miratimin që stërvitjet të nisin e më pas ndeshjet. Një tjetër temë që disktuohet pasi me fillimin e futbollit fillimisht tifozët nuk do të jenë në stadium, por kur mund të luhen ndeshjet me tifozë në Shqipëri? Një gjë të tillë e zbulon doktori Skënder Brataj në një intervistë për “Top-Channel.

“Kjo situatë është përkohëshme nuk do të jetë gjithmonë kështu. Nuk është pandemia e parë që I ndodhë botës dhe ne do të përshtatemi me këtë virus, por ende nuk ka data. Nëse numri rritet nuk mund t’I lemë rrugëve dhe Shqipëria po e përballon shumë mirë. Premisat janë shumë të mira, por ne do ta vlerësojmë pas dy javësh edhe pse njerëzit nuk I respektojnë të gjitha masat”.

Plani I FSHF-së? “Unë e kam thënë që në fillim është shëndeti dhe nuk ka gjë që nuk bëhet nëse respektohen rregullat. Institucionet pikë së pari duhet të flasin me njëra-tjetërën, e dyta duhet bërë akt marrëveshja dhe e treta duhet të bëhët një protokoll për të bërë ndeshjen. Këta persona që do të marrin pjesë duhet të jenë me 100% të sigurt pasi nuk mund të lësh asnjë pikë dyshimi që e ka apo jo.

Gjermania e ka vendosur, por nuk e di sa do të realizohet rikthimi i kampionatit. Stërvitjet mund të bëhen pasi mund të ruhen distancat pasi janë edhe shumë pak persona. Ndeshjet pa tifozë mund të bëhen, por duhen respektuar shumë rregulla. Ne do ta shikojmë këto dy javë pasi kemi nisur lehtësimin e masave”.

Kur do kthehen tifozët në stadium? “Unë mund të them që një infkesion mund të zgjasi deri në 100-150 ditë. Po ta marim me Kinën që në 31 dhjetor ishte rasti I parë, këtu te ne i bie që nga vera të jetë plotësuar koha 5 mujore e qarkullimit të virusit. Shpresoj që nga fundi I vitit ta kemi mundësi të jem në stadium”./newsport/