Nisur edhe nga fakti se shumë nga bizneset në vend janë duke rinisur nga puna dhe masat kanë ardhur në zbutje, në kuadër të pandemisë “COVID-19”, pritet që këtë javë të ketë zhvillime edhe për futbollin…

Kështu nga sa bëhet e ditur, pritet që të ketë një takim mes përfaqësuesve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Qeverisë shqiptare, për të ardhmen e futbollit. Një gjë është e sigurtë se ndeshjet do të luhen pa tifozë edhe nëse rinis gara që mendohet të ristartojë në javën e tretë të muajit maj.

Ndërkohë që masat pritet që të jenë shumë të ashpra për klubet dhe skuadrat që duhet të marrin masa, në mënyrë që kur të rifillojnë aktivitetet zyrtare, situata të jetë nën kontroll.

Madje, do të ketë porosi të veçanta si për forcat e rebndit ashtue dhe për policinë private që garanton ndeshjet, ashtue dhe ato bashkiake që shpesh kanë asistuar në takime të luajtura në futbollin shqiptar./Vipsport/