Ne vende te ndryshme te Europes po rritet nje brez futbollistesh te talentuar me origjine nga Shqiperia. Ne mes tyre edhe nga Shkodra. Prinderit e tyre kane emigruar shume vite me pare dhe femijet e tyre kane lindur ne vend te tjera, por lidhjen me vendin e origjines e kane te forte.

Madje, sa here qe u vjen ftesa prej kombetares shqiptare, shume prej tyre nuk hezitojne fare dhe menjehere veshin fanellen kuqeblu. Keshtu ka bere edhe portieri me origjine nga Shkodran Kristian Rroku.

Ai deri para nje viti ka qene pjese e kombetares U17, por situata e krijuar nga pandemia ka krijuar jo pak probleme edhe per te, megjithate 18 vjeçari qe jeton ne Greqi pret te marre serish ftesen e kombetares sepse ajo eshte gjithçka per te.

Po kush eshte Kristian Rroku?

I datelindjes 29 mars 2003, ai eshte nje djale nga nje familje shkodrane e cila ka emigruar para 30 viteve ne Greqi. Vete Kristian ka lindur dhe eshte rritur atje.

Qe ne moshen 6 vjeçare, si shumica e djemve edhe ai u lidh shume me futbollin dhe me pozicionin e portierit. Ne fillimet e tij do te luante ne skuadren e zones ku jetonte. Ne moshen 14 vjeçare ishte dhe interesimi I pare nga skuadra e AEK ku qendroi per nje vit.

Ne moshen 15-17 vjeç do te ishte pjese e ekipeve te moshave te klubit te njohur grek Olimpiakos. Ne te njejten kohe ishte dhe pjestar i ekipeve kombetare te moshave te vendit te tij, Shqiperise.

Keto ishin hapat e para te karrieres se Kristianit, megjithate karriera e vertete duket se tashme do te niste per te. Ne moshen 17 vjeçare, ai do te merrte nje oferte nga nje ekip te rriturish, pikerisht ai i Ionikos qe i ofron te paren kontrate profesioniste.

Nderkohe, pak dite me pare, Kristian Rroku ka firmosur kontraten e re me kete ekip duke e rinovuar ate tjetren. Per te, Ionikosi ishte nje mundesi e arte per te treguar vlerat e tij sepse kishim te benim me nje ekip qe per shume vite ka qene pjese e elites te futbollit grek dhe rikthimi aty ku I takonte, e beri portierin shqiptar te firmoste me shume deshire rinovimin e kontrates.

Dhe objektivat e tij jane qe te rritet dita-dites si nje portier me te ardhme dhe te prese e te kerkoje gjithmone momentin e tij. Kristian Rroku aktualisht eshte portier i trete me ekipin e te rriturve te Ionikos, por sakaq do te luaje si portier i pare me ekipin U19 te ketij klubi.

KOMBETARJA

Per te, eshte diçka e shenjte veshja e fanelles kuqezi. Ne te gjitha intervistat qe ka dhene eshte shprehur se “te veshesh fanellen e kombetares te vendit tend eshte kenaqesi per çdo futbollist. Edhe per mua qe mu dha rasti ishte nje ndjesi e veçante dhe do jem gjithmone I gatshem per ato ngjyra”.

Por ne fakt, Kristian prej mese nje viti nuk eshte thirrur me ne kombetare. Situata e krijuar nga pandemia, duket se ka ndikuar per keq tek ai. Mungesa e ndeshjeve me ekipin e tij ka bere qe trajneret e kombetares te mos e ftojne.

Por portieri 18 vjeçar po punon çdo dite fort ne stervitje sepse deshiron te luaje rregullisht me ekipin e tij dhe nese ndodh kjo, padyshim qe ftesa e kombetares ka per t’i ardhur serish.

Per te, e rendesishme eshte te kete shendet dhe fat. Per te tjerat pastaj nuk jane ne doren e tij. Ai eshte i vetedijshem se i duhet te punoje forte sepse vetem keshtu mund te shkoje sa me lart. Me stervitje te gjitha arrihen. Kristian Rroku padyshim deshiron qe te gjitha sakrificat e prindeve te tij ne vit, t’ua ktheje nje dite sepse ata kane qene mbeshtetja e tij e madhe ne realizimin e endrrave qe ka patur.
Gjergj KOLA