Skuadra e Terbunit te Pukes ne sezonin e ri pritet te kete objektiva serioze, pavaresisht se vjen nga nje kategori me poshte. Ulja ne pankine e ish- teknikut te kombetares U17, shkodranit Elvin Beqiri, tregon me se miri per ambicjet e ketij ekipi.
Por nderkohe drejtuesit jane duke punuar per te marre edhe lojtare cilesore te cilet do te jene pastaj pjese e rendesishme e skuadres per arritjen e objektivit qe mesa duket do te jete pretendimi per vendet e para.
Njeri nga futbollistet qe eshte bashkuar ditet e fundit me pukjanet eshte edhe shkodrani Arlendo Dodani. 22 vjeçari ka qene pjese e ekipit Vllaznia U21 sezonin e kaluar, por sakaq, eshte stervitur dhe grumbulluar edhe me ekipin e pare.
Por kuptohet qe aty hapesirat e aktivizimit kane qene shume te vogla dhe Dodani ka kerkuar nje mundesi tjeter per te treguar vlerat e tij.
Per kete arsye, ka zgjedhur te provoje veten tek Terbuni dhe deri me tani gjerat i kane shkuar mire. Ndonese pozicioni i tij i preferuar eshte ai i mesfushorit te qendres, trajneri Beqiri ne miqesoren e djeshme me Vllaznine e ka aktivizuar ne rolin e qendermbrojtesit.
Dodani pritet te firmose ne ditet ne vijim me Terbunin dhe mendohet te jete nje pike e forte e kesaj skuadre ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/