Kampionet e Shqiperise ne futboll per femra, futbollistet e Vllaznise, kane zhvilluar pasditen e sotme seancen e dyte stervitore ne Poloni, pikerisht ne pragndeshjen e vlefshme per “UEFA Women Champions League” e cila do te luhet mbremjen e se premtes.
Seanca e sotme eshte fokusuar me se shumti ne aspektin tekniko- taktik. Tashme shkodranet e dine se cilin kundershtar do te kene perballe sepse e kane pare nga afer Ferencvaroshin te fitoje ndaj Czarnit.
Ne kete kontekst, ky eshte nje avantazh per trajnerin Leka dhe stafin e tij sepse do te munden ta pergatisin me mire sfiden duke e njohur kete kundershtar.
Ferencvarosh padyshim qe ka nje pervoje te madhe ne keto kompeticione dhe perpos kesaj nje buxhet shume here me te madh se Vllaznia.
Aktualisht ne rradhet e saj skuadra kampione e Hungarise ka edhe dy futbolliste amerikane, dy gjermane, nje sllovene, nje kanadeze, nje kroate, nje estoneze dhe nje sllovake, pra plot 9 lojtare te huaja.
Megjithate tek Vllaznia jane te bindur se mund t’ia dalin te fitojne ndaj Ferencvarosh te premten ne oren 20.00 ne stadiumin “Ludowy” ne Sosnowiec te Polonise./SHKODRA-SPORT.COM/