Futbolli i femrave është në prag të sezonit të ri, ku ka pasur edhe disa ndryshime. Disa nga skuadrat kanë ndërruar emër dhe do përfaqësojnë ngjyra të tjera.

Murlani është një nga ekipet që tashmë do jetë nën logon e Kukësit. Paula Jaku, një nga futbollistet më të njohura në vendin tonë ka folur për këtë ndryshim.

Jaku tha: “Po bëhemi gati për edicionin e ri, ku në ndeshjen e parë do jemi kundër Tiranës. Tashmë duket një projekt i ri dhe një formatim i ri në prag.

Pasi do përfaqësojmë Kukësin, duke parë edhe ndryshimet që u bënë së fundmi. Besoj se futja në lojë e skuadrave të Superligës së meshkujve do rrisë konkurrencën dhe investimet tek futbolli i femrave.

Tashmë në duam të bëjmë sa më mirë këtë edicion dhe takimin hapës do e zhvillojmë në Kukës. Unë do jem edhe trajnere tashmë e skuadrës, ku më është ofruar ky rol dhe do kem akoma më shumë përgjegjësi. Presim një edicion plot sfida dhe ne besoj se do jemi në nivelin e duhur”.
Endri ÇINARI