Ne ndeshjen e djeshme te Kupes ndaj Maliqit, Skenderbeu ka fituar me rezultatin e thelle 5-1 duke hedhur nje hap te sigurte per kualifikimin ne turin tjeter te ketij kompeticioni.

Interesant eshte fakti se ne kete ndeshje, perpos Pusit qe ka shenuar dy gola, e ka derguar topin ne rrjeten kundershtare edhe nje tjeter futbollist shkodran qe luan me Skenderbeun, pikerisht sulmuesi anesor Uendi Vecaj.

Ai ka hyre ne loje ne fillimin e pjeses se dyte dhe ne minuten e 89-te ka fituar vete nje 11-metersh, te cilin e ka ekzekutuar po vete duke e derguar topin ne rrjete. Vete Vecaj ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” shprehet i lumtur per kete gol te pare me skuadren korçare.

“Sigurisht qe jam i lumtur per kete gol te pare. Ishte fundi i ndeshjes dhe fitova nje 11-metersh. Ndonese nuk isha une lojtari i caktuar per ta gjujtur, shoket e ekipit ma lane mua ta ekzekutoja dhe kjo me beri edhe me shume te lumtur dhe padyshim qe ishte nje moment shume i kendshem per mua”.

I pyetur pse zgjodhi Skenderbeun per te vijuar karrieren e tij kur me pare ka provuar te luaje me Vllaznine, Dinamo Zagreb B, Teuta, Burreli e Vushtrria, 25 vjeçari shkodran do te shprehej ne kete menyre:

“Zgjodha Skenderbeun se eshte nje klub shume i mire dhe kete e ka treguar nder vite. Edhe skuadra aktuale eshte mjaft e mire, me lojtare me eksperience dhe synimi im eshte qe me kete skuader te kape edhe njehere.

Kuptohet qe na duhet shume pune dhe per muaj personalisht synimi im eshte te kape fillimisht formacionin si titullar dhe me pas te mund te tregoj vlerat e mia me te mira ne sherbim te skuadres. Te gjitha mundesite i kemi qe ne fund te sezonit te jemi ne Superlige”.
Gjergj KOLA