Vllaznia e Brdariç ka qene shume me e bukur dhe nuk u shpall kampione, ndersa kjo e sotmja nuk shquhet per spektakel dhe po merr piket. Ky eshte nje ndryshim i madh qe konstatohet nga Redi Jupi, per te cilin ne analizen e tij, ndalet edhe ne disa aspekte te tjera te lojes se kuqebluve, te cilet i vlereson per emocionet qe japin gjithmone ne fushen e lojes.

“E mbani mend ate Vllaznine e para pak viteve qe drejtohej nga Brdariç qe bente diferencen me te gjithe ekipet e tjera, per lojen e bukur qe zhvillonte dhe qe krijoi nje diference te madhe pikesh me rivalet, por e humbi titullin me diference golash ne fund?

Ka qene nje Vllazni qe i bente per vete te gjithe me shume lojtare sulmues dhe qe i nxirrte edhe dy lojtaret e kraheve perpara dhe te gjithe u kenaqen. Kjo sepse ne pergjithesi kur Vllaznia luan mire ngre emocionet sepse eshte nje ekip i dashur per te gjithe tifozerine shqiptare. Pra nuk eshte nje ekip lokal siç mund te jete ndonje ekip tjeter per te cilin po themi se gezohen tifozet e atij qyteti.

Vllaznia e ka kete sharm, kur luan mire dhe keshtu ishte ai ekip i para tre sezoneve. Ekipi aktual akoma nuk eshte i tille, por eshte me e suportuar per te shkuar me perpara. Piket i ka marre me merite sepse nuk ja ka dhuruar kush, por ne aspektin e cilesise se lojes te skuadres, ate se çfare shpreh ne fushe, eshte pak larg atij ekipi te para tre sezoneve.

Kur sheh qe Vllaznia ka marre 9 fitore dhe 2 barazime ne 11 ndeshjet e fundit, mendon se ne fushe do te shohesh nje skuader me ndryshe. Tirana e ka grupin e lojtareve me te mire dhe se Vllaznia, por rezultatet ne fushe flasin ndryshe dhe kjo tregon qarte ndryshimin ne funksionimin e ketyre dy skuadrave”- eshte shprehur Jupi.