Rei Manaj u shpreh pas ndeshjes se topi i dhënë nga Roshi, ishte një gol i sigurt për të, por në fund ishte një devijim i mbrojtësit ai që e ka bërë të gabojë vetëm pak centimetra larg portës.

“Rasti? Besoj se atë top e kisha aq të lehtë sa e mendova për gol, por mbrojtësi ma ngriti pak topin dhe nuk e kapa dot. Jemi të mërzitur por duhet të mendojmë për të hënën. Kur ke raste dhe nuk i bën, në fund mund edhe të pësosh e të humbësh.

Janë 25 lojtarë, 11 luajnë dhe 3 hyjnë. Askush nuk ka faj si te goli. Të gjithë kemi faj si ekip, por jam i kënaqur me skuadrën. E kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe ishim të motivuar, por s’kemi çfarë bëjmë”, tha Manaj.