Kategoria e Parë e futbollit zhvilloi në fundjavë javën e 12-të. Në fushë zbriti edhe Elbasani, që u mposht sërish nga Flamurtari 1-0. Miqtë nga Elbasani janë në një gjendje katastrofike.
Të udhëhequr nga Anxhelo Suta, këtë sezon verdheblutë nuk kanë marrë asnjë pikë në 12 sfidat e luajtura, duke mbajtur vendin e fundit në klasifikim.
Nëse do I hedhim një sy çdo kampionati në Europë, askush nuk është më keq se elbasanasit, që kanë fituar trofe të rëndësishëm në Shqipëri.
Me një prej stadiumeve më të mira në vend, edhe pse nuk luajnë në të, Elbasani e ka marrë rrugën për në Kategorinë e Dytë, teksa më i rëndë është fakti se në 12 ndeshje skuadra ka shënuar vetëm katër gola, duke pësuar 32 të tillë. Një “Guinness” negativ, për klubin që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar./newsport/