Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERekord historik/ Mesi i lë 'targën' Kristiano Ronaldos dhe bëhet golashënuesi më...

Rekord historik/ Mesi i lë ‘targën’ Kristiano Ronaldos dhe bëhet golashënuesi më i mirë i Europës

Lionel Mesi vazhdon të vendosë rekorde në futboll. Me golin e shënuar mbrëmjen e sotme në sfidën ndaj Nisë në kampionatin francez, “Pleshti” i ka lënë “targën” Kristiano Ronaldos.

Ylli argjentinas ka shënuar golin e 702 në 846 ndeshje të luajtura në Europë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë i kontinentit Europian.

“Pleshti” ka parakaluar rivalin historik Kristiano Ronaldo, që është ndalur në kuotën e 701 golave në 949 ndeshje të luajtura në Europë. Me transferimin e Ronaldo në Arabinë Saudite, Mesi ka shansin e artë që të thellojë diferencën e golave.

Nje gje eshte e sigurte: Si kjo dyshe, veshtire se ka per t’i ardhur futbollit europian e botero edhe per shume vite te tjera. Nje rivalitet i forte qe ka thyer shume rekorde dhe kjo e ka zbukuruar edhe me shume futbollin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments