Ky eshte sezoni i trete qe po luan me Vllaznine por me plot gojen mund te themi se eshte sezoni me i mire i tij. E kemi fjalen per mbrojtesin Renato Malota qe me pervojen e tij i ka dhene shume skuadres ne prapavije. Jo me kot eshte reparti me stabel dhe keshtu pritet te jete edhe ne vazhdim.

Malota ka dhene nje interviste per “Panorama Sport” ku ka folur per fitoren e kaluar ndaj Skenderbeut, ndeshjen e neserme me Kukesin por edhe per vijemesine e skuadres ne te ardhmen.

“Perballe kishim Skenderbeun, nje skuader me shume vlera dhe sulm te rrezkshem. Prandaj ishte nje ndeshje shume e veshtire dhe fitorja e saj na gezon te gjitheve dhe sipas meje, kemi bere nje ndeshje pozitive.

Kete jave do te kemi kunder nje pretendenti kryesor per fitimin e titullit kampion. Normale qe do te jete nje ndeshje shume e veshtire, megjithate ne do te mundohemi te bejme me te miren e mundshme ne menyre qe te mos dalim pa pike. E vertete qe kemi patur probleme ne fushen tone, por mendoj se ne vazhdim do te reflektojme dhe do ta thyejme ate “ters” ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Tek ne ndikon fryma e mire qe eshte brenda ekipit. Gjithashtu edhe puna shume e mire e stafit teknik, pa harruar edhe lojtaret qe jane aktoret kryesore dhe mendoj se te gjithe po japin maksimumin. Keto jane arsyet pse Vllaznia ka bere mire deri tani.

Vllaznia lojen mbrojtese po e ben mire, por merita nuk eshte vetem e mbrojtjes si repart por e gjithe skuadres. Kjo eshte nje arsye shume e forte qe skuadra po ben mire. Megjithate ne merkato duhet nderhyrje. Ka gjithnje nevoje per konkurrence dhe alternativa. Uroj qe drejtuesit te nderhyjne aty ku ekipi ka çuar keto dy faza.

4 pike ne dy ndeshjet e mbetura? Ne leter duket e veshtire sepse ndeshemi me dy skuadrat me te mira te kampionatit, megjithate une mendojn se do te bejme maksimumin qe ta arrijme objektivin e vene nga stafi. Une deshiroj dhe uroj qe ta mbyllim kete vit brenda 5-shes se pare dhe pastaj pas janarit mendoj se do te shihni nje Vllazni me solide dhe pretendente per Kupat e Europes”- eshte shprehur Renato Malota.
www.shkodrasport.com