Ndeshjet e javës së 6 të Kategorisë Superiore kanë filluar me dy sfida shumë interesante që kanë parë në fushën e lojës skuadra që janë në pjesën e sipërme të klasifikimit. Por pas këtyre dy sfidave, Partizani mund të shkojë i qetë në ndeshjen e vet të së dielës, duke ditur se sido që të përfundojë derbi ndaj Tiranës, do të jetë përsëri i vetëm në vendin e parë në renditje.
Erzeni që ishte ndjekësi më i afërt, u mposht nga Bylisi duke pësuar humbjen e parë të këtij sezoni e kështu u ndal në kuotën e 11 pikëve, i arritur pikërisht nga ballshiotët.
E vetmja skuadër që mund ta shqetësonte mbetej Vllaznia, por edhe kjo e fundit nuk ia doli që të merrte më shumë se një pikë përballë Teutës, duke u ndalur në kuotën e 10 pikëve. Për durrsakët ka filluar të bëhet shqetësues fakti se pas 6 javëve nuk kanë shijuar ende fitoren e parë në kampionat, teksa vazhdojnë të mos shënojnë me vetëm 2 rrjeta të tundura deri tani.
JAVA 6
E premte
Bylis-Erzeni 4-1
Teuta-Vllaznia 0-0
E shtunë
Egnatia-Kastrioti ora 15:00
Laçi-Kukësi ora 15:00
E diel
Partizani-Tirana ora 19:00