Me sfidën Egnatia-Vllaznia është mbyllur dhe java e tetë e Kategorisë Superiore.Tirana kryeson bindshëm kampionat me 20 pikë të marra në 8 ndeshje duke lënë Kukësin pas me 6 pikë diferencë. Verilindorët pësuan disfatë ndaj Skënderbeut këtë javë dhe humbën shansin të mbajnë ritmin e Tiranës, ndërsa të dyja skuadrat do të përballen menjëherë pas pushimit të kombëtareve.
Teuta me 1 pikë në dy ndeshje ka ngecur në vendin e tretë në kuotën e 12 pikëve. Laçi ka fituar ndjeshëm terren duke u ngjitur në vendin e katërt me 11 pikë. Pas ardhjes së Josës, kurbinasit duket sikur kanë rilindur duke marrë 2 fitore radhazi, që bëhen 3 bashkuar dhe triumfit ndaj Kastriotit kur në pankinë u ul Sero Noka.
Vllaznia mbetet në mesin e tabelës në kuotën e 10 pikëve. Shkodranët janë shumë larg pritshmërive që nisën kampionatin, ku pretendimet ishin të luftonin për titull kampion. Egnatia është në kuotë të njëjtë pikësh me Vllazninë, ndërsa Dinamo ka një pikë më pa duke u renditur në vendin e 7-të.
Partizani mbetet ende në zonën e kuq, pasi 3 pikëshi i marrë ndaj Kastriotit i ngjit demat në kuotën e 8 pikëve, por nuk ndryshon pozicioni në renditje. Vetëm vendi i 9-të për Skënderbeun që ka 6 pikë, ndërsa fundin e tabelës e mbyll Kastrioti me 5 pikë.
JAVA 8
Të shtunën
Skënderbeu-Kukësi 2-1
54’ Dumfur, 84’ Mensah / 90+11’ (p) Hila
Tirana-Dinamo 4-0
45’ Seferi, 56’, 61’ Xhixha, 82’ Hoti
Të dielën
Kastrioti-Partizani 0-2
37’ Musta, 90’ Rrapaj
Laçi-Teuta 2-0
42’ Mazrekaj, 90’+1’ Guindo
Sot
Egnatia-Vllaznia 1-1
15’ Iseni/ 44’ (p) Latifi