Dita e hënë në Superiore kishte rezervuar tre ndeshje interesante, me rivalët e Tiranës që vazhdonin luftën në distancë për tu afruar me bardheblutë, por që nuk ja dolën.

Në orën 13:45 u luajtën dy ndeshje, Egnatia-Teuta dhe Kastrioti-Laçi. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-1 me golin e vetëm të sfidës që u shënua nga sulmuesi Klejdi Daci. Me këtë fitore durrsakët mbeten në vendin e 6 me 28 pikë, por shkëputen ndaj Egantias, e cila ishte skuadra që i rrezikonte më shumë për t’i kaluar në renditje.

Surprizë ishte rezultati i sfidës Kastrioti-Laçi. Ekipi i Mirel Josës ka hyrë në krizë rezultatesh që nga humbja me Tiranën dhe nuk fiton prej tre sfidash radhazi në kampionat. Bardhezinjtë barazuan 1-1 me krutanët ku golit të Gundos iu përgjigj rrjeta e Nunjesh. Me këtë barazim Laçi mbetet në vendin e dytë në kuotën e 45 pikëve, por thellon diferencën me Tiranën kryesuese.

Në orën 16:45 u luajt supersfida Kukësi-Vllaznia, por që nuk pati fitues pasi gjithçka u mbyll në barazim 0-0.

Rezultate këto që favorizojnë Tiranën pasi ekipi i Orges Shehit vazhdon i qetë në krye edhe pse barazoi sfidën me Partizanin.

Ja rezultatet e sfidave të sotme

E HËNË

Ora 13:45

EGNATIA-TEUTA 0-1

27’ Daci

KASTRIOTI-LAÇI 1-1

58’ Nunjesh/ 22’ Guindo

Ora 16:45

KUKËSI-VLLAZNIA 0-0