Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERenditja e UEFA-s/ Seria A zbret nga podiumi, e parakalon Bundesliga

Renditja e UEFA-s/ Seria A zbret nga podiumi, e parakalon Bundesliga

Më në fund ndodhi. Pas shumë vitesh që skuadrat italiane dështojnë në Europë, Seria A ka humbur vendin e saj në podiumin e renditjes së UEFA-s për klube, të cilin ia ka marrë Bundesliga.

Prej kohësh skuadrat italiane nuk po shfaqen konkurruese në Europë, teksa këtë herë vendimtar është bërë kualifikimi i Leipzig ndaj Atalantës dhe ai i Eintrachtit të Frankfurtit ndaj Barcelonës, që ka shtuar ndjeshëm pikët për Bundesligën.

Renditja kryesohet nga Premier League e shkëputur ndjeshëm nga la Liga, që gjithashtu ka konsoliduar pozitat në vendin e dytë, ndërsa Seria A ka dorëzuar vendin e tretë te Bundesliga dhe e pesta pozicionohet Ligue 1 e Francës.

Lajmi i mirë është që edhe në vendin e katërt, Italia ruan të njëjtin numër vendesh në kompeticionet Europiane, por nëse parakalohet edhe nga Franca, atëherë do të humbë një vend në zonën Champions.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments