Pasditen e sotme ka nisur në Shkodër Memoriali i 12-të Ndërkombëtar i Boksit “Vllaznia 2015”. Një Memorial që zhvillohet në nderim të ish- boksierëvë shkodranë që nuk jetojnë më si Shyqyri Halili, Dervish Efovija, Ndoc Gjoni, Fadil Efovija, Kolec Ashiku, Ymer Gruda, Lem Kosova, Shpresim Bregu e Nazmi Halili. Në edicionin e sivjetëm marrin pjesë boksierë nga 10 shtete dhe pikërisht nga Shqipëria, Italia, Gjermania, Spanja, Kazakistani, Çekia, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Në ditën e parë janë zhvilluar 14 ndeshje ku ka rënë në sy paraqitja e boksierëve nga Kazakistani të cilët kanë fituar 4 ndeshje ndërsa nga dy fitore kanë arritur ekipet e Shqipërisë, Gjermanisë, Spanjës e Bullgarisë ndërsa nga një fitore Kosova dhe Mali i Zi. Ndeshjet janë shoqëruar me shumë rivalitet duke dhuruar emocione tek të pranishmit e shumtë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Megjithatë kjo ditë e parë nuk ka qenë e mbarë për tre boksierët shkodranë të kombëtares shqiptare dhe pikërisht për Nelson Hysën, Kristian Shytanin dhe Ariol Kajoshin që kanë humbur ndaj rivalëve të tyre.
Ja rezultatet e takimeve të sotme:
Dita e parë
Pesha 49 kg    Serge Neumann (Gjermani)- Georgi Andanov (Bullgari)    fiton Neumann
Pesha 56 kg    Jasin Lama (Maqedoni)- Katin Asenov (BUllgari)              fiton Asenov
Pesha 56 kg    Krenar Zeneli (Shqipëri)– Riccardo D. Andrea (Itali)          fiton K. Zeneli
Pesha 60 kg    Rexhildo Zeneli (Shqipëri)– Erik Agateljan (Çeki)              fiton R. Zeneli
Pesha 60 kg    Violent Sylejmani (Kosovë)- Sebastian Garrido (Spanjë)    fiton Sylejmani
Pesha 60 kg    Remzo Ikoviç (Mali i Zi)- Elian Dimitrov (Bullgari)                fiton Dimitrov
Pesha 60 kg    Atdhe Gashi (Gjermani)- Elsid Kalemi (Shqipëri) fiton Gashi
Pesha 64 kg    Almasbek Abilekov (Kazakistan)- Johann Ojedo (Spanjë)    fiton Abilekov
Pesha 69 kg    S. Rakhmankulov (Kazakistan)- Abass Baraoi (Gjermani)      fiton Rakhmankulov
Pesha 69 kg    Youba Ndiaye (Spanjë)- Kristian Shytani (Shqipëri) fiton Ndiaye
Pesha 75 kg    Saparbay Aidarov (Kazakistan)- Ariol Kajoshi (Shqipëri) fiton Aidarov me KO
Pesha 75 kg    Giuseppe Perugino (Itali)- Damian Bolequiua (Spanjë)           fiton Bolequiua
Pesha 75 kg    Emir Sabotiç (Mali i Zi)- Vladimir Lergul (Çeki)                         fiton Sabotiç
Pesha +91 kg    Kamshybek Kunkabayev (Kazakistan)-Nelson Hysa (Shqipëri) fiton Kunkabayev

Nesër në orën 17.00 do të nisin takimet gjysmëfinale të cilat priten me shumë interes ndërkohë që finalet do të jenë ditën e shtunë në orën 14.00.

Gjergj KOLA