U luajtën ditën e 3 duelet e vlefshme për javën e 28-të të Superiores, ku nuk munguan surprizat. Kryesuesit e Egnatias duket se janë zhytur në krizë të thellë rezultatesh, teksa u dorëzuan edhe në Korçë duke u mposhtur me rezultatin 2-0, ndaj Skënderbeut.

Një asist ky për Vllazninë, që në rast triumfi ndaj Kukësit ditën e nesërme, do të mund t’i rrëmbenin “fronin” rogozhinasve.

Surprizuese ishte dhe humbja e kampionëve në fuqi të Partizanit ndaj Teutës në Durrës, sfidë që u vendos nga goli i Peposhit. Falë këtij suksesi, durrsakët e Martinit barazuan me pikë Laçin e vendit të 7-të.

Ndërkohë barazimi në shtëpi ndaj kurbinasve mban në lojë shijakasit për sa i përket kapjes së “Play-Out”-it, ku diferenca momentale është 4 pikë. Java e 28-të e Superiores mbyllet nesër me duelet Kukës-Vllaznia dhe Tirana-Dinamo.