Nga Gjergj KOLA

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj eshte rikthyer te behet edhe njehere tjeter si protagonist per skuadren e tij Al Oruba duke shenuar dhe duke kontribuar ne fitoren e saj. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e rradhes te vlefshme per kampionatin e kategorise se pare ne Arabine Saudite.

Al Oruba e vendit te dyte luante ne transferte ndaj Qadisiya Khubar ekipit kryesues te kampionatit megjithate ia ka dale te fitoje me rezultatin 3-1 duke e ngushtuar e 6 pike diferencen me te.

Ka qene minuta e 13-te e ndeshjes kur pas nje aksioni ne krahun e majte te sulmit te Al Oruba, topi shkon ne zone, aty ku Hebaj ka bere ate qe di te beje me mire, t’i shmanget dy mbrojtesve kundershtare dhe perballe portierit nuk ka gabuar duke e derguar topin ne rrjete.

Ky ishte goli qe e çoi rezultatin e ndeshjes ne 1-0 dhe me pas Al Oruba do te shenonte edhe dy gola te tjere perpara se vendasit te shenonin nje gol ne fund qe nuk do te sherbente per asgje sepse ndeshja do te mbyllej me rezultatin 3-1 ne favor te skuadres se sulmuesit shkodran.

Hebaj kaloi ne merkaton e dimrit nga skuadra uzbeke Andijan tek ajo arabe Al Oruba teksa dje ka shenuar edhe golin e dyte per te duke e ndihmuar te vijoje rrugetimin e saj drejt Superliges arabe dhe me shume mundesi ish- sulmuesi i Vllaznise sezonin e ardhshme do te kete mundesine te luaje perkrah Cristiano Ronaldos dhe shume emrave te tjere te medhenj qe tashme po luajne ne Superligen arabe./www.shkodrasport.com/