Në pritje të sfidës mes Tiranës dhe Laçit, Abissnet Superiore ka zhvilluar 4 ndeshjet e tjera të javës së 13-të. Kastrioti mundi 1-0 Egnatian, Vllaznia mposhti 2-0 Skënderbeun, Teuta-Kukësi përfundoi pa gola, ndërsa derbin mes Partizanit dhe Dinamos e fituan të kuqtë 1-0.
Le t’i hedhim një sy rënditjes. Edhe pse bardheblutë nuk kanë luajtur akoma për këtë javë, janë të fituar. Kjo pasi barazimi i Kukësit bën që diferenca të jetë 3 pikë.
Vllaznia vijon të tregojë karakter. Ekipi shkodran nuk i ndahet vendeve të para dhe tashmë është e 3-ta me 23 pikë, dukshëm e konsoliduar në atë pozicion.
Triumfi i 3-të i Partizanit në 5 ndeshjet e fundit bën që skuadra e Dajës të jetë e pesta me 18 pikë, po aq sa ka edhe Laçi apo Teuta.
Dinamo nuk e ka ndërmend të marr rezultate pozitive. Ekipi i Shkëmbit është i shtati me 13 pikë.
Merr frymë Kastrioti. Ky 3 pikësh për krutanët ishte jetik, pasi tashmë edhe spe të fundit, rivalët e drejtëpërdrejtë nuk janë larg./newsport/