Vllaznia po zhvillon një sezon me ulje-ngritje, përformancat nuk kanë qënë aq pozitive sa pritej. Shkodranët rënditen në vendin e tetë, por sipas statistikave kjo ka ndodhur jo për faj të mbrojtjes.

Reparti difensiv është një nga më të mirët në kampionat dhe numëron 20 gola të pësuar. Po 20 gola kanë përfunduar edhe në rrjetën e Partizanin e Teutës.

Më mirë ka bërë vetëm Kukësi, me 18 të tillë. Pra, nëse i hyjmë analizës në thellësi këto shifra nuk janë të dobëta.

Vllaznia synon që ta mbyllë sa më mirë këtë sezon, për të menduar më pas sesi mund të përmirësohen gjërat për atë të rradhës.

Natyrisht, një merkato e mirë në repartin e acancuar do ishte një ndihmesë e madhe. Megjithatë, deri atëherë ka akoma kohë dhe na duhet të presim./newsport/