Ne te parin kampionat qe merr pjese dhe per me teper vetem pak muaj pas themelimit te tij, ekipi i pare i KF Murlani siguron ngjitjen nga kategoria e trete e futbollit shqiptar ne te dytin.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa e ka siguruar kete gje nje jave para fundit te kampionatit, pikerisht pas fitores me rivalin e tij kryesor ekipin e Spartakut.
Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Kamez, KF Murlani ka fituar me rezultatin e thelle 5-2 ndaj ketij kundershtari. Ne fundin e pjeses se pare ka qene kapiteni Kaçubela qe ka zhbllokuar rezultatin dhe duke i dhene avantazhin ekipit te tij.
Po ky futbollist do te behej protagonist edhe ne pjesen e dyte teksa ka shenuar edhe nje gol tjeter, nderkohe qe ne skene do te dilte edhe futbollisti Ari Djepaxhia qe do te shenonte plot 3 gola, duke i bere te pavlefshem edhe dy golat e shenuar nga Spartaku.
Perfundimisht 5-2 per KF Murlani i cili me kete fitore ngjitet ne kuoten e 21 pikeve duke lene Spartakun ne kuoten e 15 pikeve. Me kete diference, kur ka mbetur edhe nje ndeshje deri ne fund te kampionatit, skuadra e presidentit Rraboshta siguron kesisoj ngjitjen ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.
Nje sukses mese i merituar i ketij ekipi i cili ka nje projekt shume ambicioz per te ardhmen dhe kete e tregon me se miri edhe suksesi i arritur sot duke ngjitur nje kategori ne futbollin shqiptar, ndonese ende nuk eshte mbushur viti qe nga krijimi i tij./SHKODRA-SPORT.COM/