Nga Endri ÇINARI

Vllaznia e mbylli javën e 15-të kampionatit me një humbje në shifrat 3-0. Shkodranët u mposhtën në transfertën e Rrogozhinës përballë Egnatias, duke mos arritur të krijojnë një stabilitet pas fitores në Durrës mesjavën e shkuar. Tashmë kuqeblutë ndodhen në vendin e 6-të me 17 pikë.

Një pozicion aspak komod për 9 herë kampionët e vendit, që kërkojnë të jenë pjesë e katërshes së parë të kampionatit. Po ti hesdhim një sy statistikave të skuadrës deri më tani, ato janë thuajse identike si për ndeshjet jashtë apo edhe ato brenda fushe. Kështu me humbjen e fundit në Rrogozhinë, shkodranët luajtën ndeshjen e 8-të këtë sezon jashtë fushe.

Ku në të gjitha transfertat e zhvilluara deri më tani, janë arritur të grumbullohen 8 pikë. Dhe në renditjen e skuadrave për pikë të marra jashtë fushës, Vllaznia ndodhet në vendin e 5-të. Por shifrat janë thuajse identike edhe në ndeshjet e luajtura në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë kanë fituar 9 pikë në 7 ndeshje të zhvilluara, ku vetëm 2 janë ndeshjet e fituara.

Ato kundër Kukësit në fazën e parë dhe po ashtu ndaj Teutës. Duke treguar kështu një ekip të “brishtë” edhe në duelet shtëpiake. Një ekip që nuk po ti ta bëjë diferencën as brenda dhe as jashtë Shkodrës, ku me kalimin e javëve gara po bëhet më e egër dhe Vllaznia duhet të gjejë reagimin e duhur.