Dejan Zarubica, Renato Malota dhe Marko Roganoviç mund të konsiderohen të larguar nga Laçi. Pas disfatës në Kupat e Europës, te kurbinasit priten ndryshime të shumta. Zarubica ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale largimin nga bardhezinjtë.

Ndërsa shtypi i shkruar raporton se edhe Marko Roganoviç është në të njëjtën rrugë. Sa i përket Malotës, për qendërmbrojtësin është e bërë e ditur që në fillim të merkatos së verës që ka një akord paraprak me Egnatian.

Ditën e djeshme, klubi kurbinas paralajmëroi furtunë në klub pas eleminimit nga Conference League.

Humbja 4-1 kundër Petrocub ka lënë shije të hidhur te drejtuesit, por edhe te stafi teknik. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, teksa Laçi ishte një nga ekipet pretendente për të shkuar larg në Kupat e Europës.