Java e 26-te e Kategorise Superiore ka nisur me dy rezultate surprize. Kur mendoheshin fitore te sigurta per Bylisin dhe Teuten, pikerisht ndaj Luftetarit dhe Flamurtarit, ne fakt ka ndodhur e kunderta dhe ballshiotet e durrsaket pse jo, mund te konsiderohen te lumtur qe kane arritur te marrin nga nje barazim.
Ne te dy takimet eshte arritur rezultati i barabarte 1-1. Me i humbur nga ky rezultat padyshim qe eshte Teuta e cila luante ne fushen e vet megjithate nuk ia doli te fitonte ndaj Flamurtarit.
Kane qene vlonjatet ata qe shenuan te paret me ane te Harunit dhe pjesa e pare u mbyll me kete gol. Ne te dyten, Teuta ka fituar nje 11-metersh te cilin Kallaku e ka humbur, por nje minute me vone ka qene Çyrbja qe ka barazuar shifrat.
U mendua se pas ketij goli, durrsaket do te shtonin presionin dhe do te dyfishonin por ne fakt rastin me te paster e ka patur serish Flamurtari por ka qene portieri Frasheri qe ka shpetuar porten e tij dhe kesisoj i gjithe takimi u mbyll ne barazim.
E njejta gje edhe ne Gjirokaster. Atje kane qene ballshiotet qe kane kaluar te paret ne avantazh fale 11-metershit te shnderruar ne gol nga Guindo por vetem pas pese minutash vendasit kane barazuar me ane te Likes nderkohe qe ne pjesen e dyte, kane qene gjirokastritet shume prane golit te avantazhit por Bylis eshte shpetuar nga portieri i tij.
Dy barazimet e sotme ne pamje te pare “i bejne nder” Vllaznise qe ne rast fitoreje neser ndaj Partizanit, do t’i afrohet vetem nje pike larg Bylisit duke rihapur garen per t’u ngjitur me lart ne renditje.