Kategoria e Parë në Shqipëri do zhvillojë të shtunë në orën 14:00 tetë ndeshjet e javës së 21-të. Me garën e rihapur për kreun, ndeshjet e fundjavës janë të rëndësishme. Bylis kryesues luan me Burrelin në Ballsh, ndërsa Erzeni i vendit të dytë luan me Pogradecin në transfertë.

Nga ana tjetër, Korabi luan në Cërrik me Turbinën. Butrinti pret Apoloninë dhe Tomori luan me Shkumbinin. Besëlidhja pret Lushnjën, ndërsa Besa luan me Vorën. Pas javës së 20-të, Bylis kryeson me 47 pikë, ndjekur nga Erzeni me 45 dhe Korabi me 38. Në fundin e renditjes qëndron Maliqi me 14 pikë.

Kategoria e Parë, java 21-të:

Butrinti – Apolonia

Tomori – Shkumbini

Tërbuni – Maliqi

Turbina – Korabi

Bylis – Burreli

Besëlidhja – Lushnja

Besa – Vora

Pogradeci – Erzeni