Rikthehen tifozët dhe shkodranët këtë herë presin në fushën e tyre Skënderbeun e Korçës dhe rikthehen shpresat e tyre per fitore. Barazimi ndaj Luftëtarit në ndeshjen e kaluar ka lënë një shije të hidhur në Shkodër sepse të gjithë prisnin rikthimin te 3 pikët pas barazimit dhe formës së mirë në Durrës dy javë më parë.
Ekipi kuqeblu nën drejtimin e trajnerit Jonuz, ndërkohë ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës, atë që do të luajë ditën e shtune po në Shkodër, këtë herë ndaj Skënderbeut. Në kampin shkodran po marrin masat e duhura për ta kaluar me sukses atë.
Pozitiv është fakti se rikthehet nga skualifikimi mesfushori Ramadani dhe me shumë të ngjarë edhe dy lojtarët e dëmtuar, Gligorov dhe Krymi do t’i lënë pas problemet që kanë pasur dhe do të jenë në fushë.
Nisur nga rikthimet nga kualifikimet dhe dëmtimet, me shumë gjasa do të ketë ndryshime në 11-shen e parë të skuadrës shkodrane, duke parë edhe barazimin e fundit në shtëpi. Trajneri Mirsad Jonuzi, stafi i tij dhe skuadra duan 3 pikët që mungojnë në “Loro Boriçi” që prej javës së parë me Laçin!