Tuesday, March 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të zjarrta luhen sonte

Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të zjarrta luhen sonte

Ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales të garës më prestigjioze në botë për klube, Ligës së Kampionëve, do të luhen sonte (e martë) në katër stadiume evropiane.

Ndeshja e parë që do të luhet do të jetë mes Galatasarayt dhe Liverpoolit. Ekipi turk i inkurajuar nga fitorja e tyre në ndeshjet eliminatore për fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit dhe do t’i presë ‘Të Kuqtë’ me shumë optimizëm, të cilët kanë luajtur në mënyrë jo të qëndrueshme këtë sezon, edhe pse përfunduan të tretët në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje është planifikuar për në orën 18:45.

Një nga ndeshjet më interesante është planifikuar të luhet në ‘St. James Park’, duke filluar nga ora 21:00, ku skuadra vendase Newcastle pret Barcelonën. Siç dihet, Barcelona e përfundoi fazën e ligës në vendin e pestë dhe, sipas shortit, do të luajë kundër Neëcastle në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Kujtojmë se këto dy skuadra janë takuar tashmë një herë këtë sezon. Konkretisht, në shtator të vitit të kaluar, skuadra e Hansi Flick mposhti Newcastle në udhëtim me rezultat 2-1 falë dy realizimeve nga Marcus Rashford dhe sipas formës së tyre aktuale, ata janë favoritë edhe sonte.

Një nga favoritët për ta fituar këtë garë Bayern Munich, do të vizitojë Atalantan. Bavarezët po luajnë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, pasi ata pothuajse kanë siguruar titullin në Gjermani dhe gjithashtu ishin bindës në fazën e ligës , ku përfunduan të dytët, me vetëm një humbje.

Një ndeshje shumë interesante na pret në Londër, ku Tottenhami, e cila po luan me rezultate të dobëta edhe pas ardhjes së trajnerit të ri Igor Tudor, po kërkon një mrekulli kundër Atletico Madridit, e cila, po hyn në këtë ndeshje si favorit në letër.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme:

Galatasaray – Liverpool (18:45)

Newcastle – Barcelona (21:00)

Atalanta – Bayern Munich (21:00)

Tottenham – Atletico Madrid (21:00)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments