HomeBOKSRikthehet në ring Florian MARKU, boksieri shqiptar ndeshet këtë javë me sportistin...

Rikthehet në ring Florian MARKU, boksieri shqiptar ndeshet këtë javë me sportistin britanik

Boksieri nga Lushnja, Florian Marku do të ndeshet në ring këtë të shtunë me britanikun Alex Fearon. Dueli do të zhvillohet në mbrëmjen e 12 dhjetorit, në “SSE Arena” në arenën e Webbley në Londër.

Përballë shqiptarit do të vendoset Alex Fearun që gjatë karrierës ka 11 paraqitje, nga të cilat 9 fitore dhe 2 humbje, njërën me knock out.

Vetëm përpara një muaji, pikërisht në 10 nëntor, Marku mposhti Mwemmba në Londër, teksa për 100 sekonda e hodhi tre herë në tapet, duke triumfuar me knock Out.

Shqiptari padyshim është pretendent për fitoren e radhës, me Markun që nuk e ka ndalur për asnjë çast stërvitjen./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments