Te henen qe shkoi u ndeshen ne sallen sportive “Fahrie Hoti” te kryeqytetit per te diskutuar finalen e Kupes se Shqiperise se ketij sezoni dhe ne fund te ketij takimi ishte Tirana qe doli fituese duke merituar edhe trofeun.
Vllaznia do te perballet serish me te, kete here per kampionat dhe ndeshja do te zhvillohet serish ne te njejten salle sportive, pikerisht te dielen ne oren 18.00.
Skuadra shkodrane sigurisht qe do te synoje te marre fitoren sepse i duhet te permiresoje renditjen ne kampionat. Diten e djeshme ajo mundi Partizanin ne Tirane ne kuadrin e javes se pare te fazes se dyte te kampionatit.
Tashme do te synoje te marre nje tjeter fitore dhe per me teper ndaj nje rivali shume me te forte sesa Partizani. Ashtu si Vllaznia, edhe Tirana do jene pretendente per fitimin e titullit kampion te ketij sezoni dhe per kete arsye, rivaliteti mendohet te jete i madh.
Ne gare me ta jane edhe Teuta e Kamza dhe per kete arsye, ballafaqimi ne mes dy skuadrave rivale historike, pritet te ngjalle serish interes ne rradhet e tifozeve./SHKODRA-SPORT.COM/