Pep Guardiola mbylli pritshmëritë se Manchester City duhej të kishte fituar me lehtësi kundër Real Madridit, pasi pa ekipin e tij duke luftuar fort për të barazuar 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

“Qytetarët” iu kundërpërgjigjën disavantazhit minimal për të siguruar një barazim të vlefshëm në Madrid, pasi goditja e Kevin de Bruyne në pjesën e dytë ekuilibroi golin hapës të ndeshjes nga Vinicius Jr. Megjithatë, skuadra e Guardiolës merr në shtëpi një rezultat të çmuar përpara ndeshjes së kthimit në “Etihad Stadium”, javën e ardhshme.

Duke folur për “BT Sport” pas ndeshjes, Guardiola tha: “Ne ishim më të mirë kur pësuam. Real Madridi ishte më mirë kur shënuam ne. Ishte një ndeshje e ekuilibruar. Të luash kundër Real Madridit dhe në gjysmëfinale është gjithmonë e vështirë. Ne u shfaqëm pozitivisht, kishim momente të mira, por edhe hasëm në vështirësi. Barazimi 1-1 në këtë stadium është i mirë, por shkuarja në finale do të vendoset të mërkurën e ardhshme, para tifozëve tanë”.

Kur u pyetën nga një gazetar se ekspertët (sikurse kishte paralajmëruar Wayne Rooney, se City do ta shkatërronte Realin kësaj here) dhe tifozët prisnin që Manchester City ta likujdonte Real Madridin, trajneri Guardiola u përgjigj: “Nëse prisni që ne të vijmë këtu dhe të fitojmë me 6 gola, ky është problemi juaj. Real Madridi e njeh këtë kompeticion më shumë se kushdo…, besoj e dini se kundër kujt po luanim.

Të gjithë menduan se do ta shihnin City ta shkatërronte Real Madridin? Kush janë të gjithë? A e dini kundër kujt po luanim? A e dini sa tituj të Ligës së Kampionëve kanë ata (Real Madridi)? Nuk është faji im që menduat se do të fitonim 6-0”./telesport/