Në një miqësore të Brentford B me Rejnxhërs, e cila u luajt në dyer të mbyllura, Kristian Eriksen u rikthye sërish në fushë që pas asaj që ndodhi në EURO 2020.

Duket se mesfushori danez po mundohet të harrojë çdo gjë dhe t’i rikthehet sa më shpejtë futbollit të luajtur.

Në sfidën miqësore midis Rejnxhërs dhe Brentford B, Eriksen dhuroi dy asiste .

Edhe pse sfida ishte me dyer të mbyllura, kjo sërish mori një vëmendje të madhe nga ana e mediave.