Ja disa nga pikantet e ndeshjes së djeshme në Kamzë.

* Blindohet stadiumi, forca të shumta policie, ndër to edhe ndërhyrja e shpejtë.

* Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nuk ishte prezent në stadium, ndërsa i biri i tij, Grenti, ishte ulur në mes tifozëve dhe jo te drejtuesit. Halili e ka ndjekur sfidën nga një kafe jashtë stadiumit që ndodhet në katin e dytë të një pallati ngjitur me stadiumin.

* Loja nisi mirë për Kastriotin i cili shënon shpejt. Megjithatë, trajneri Çela qëndron në këmbë tërë kohës duke udhëzuar të tijtë. Në një moment i drejtohet Nezirit: “O Nezir, mos më rri me duar në bel, rri afër Xhixhës”.

* Protesta të shumta te stafi i Tiranës për ndërhyrjen e Nezirit ndaj Xhixhës. Në momentin e faullit ndaj Xhixhës, Shehi shkelmin topin me forcë dhe hyn në fushë, ndërsa Çela hyn në fushë e proteston, ndërsa drejtohet nga pankina e Tiranës.

Ka tension nga pankinat e të dyja palëve, sepse Fagu, Vangjeli e të tjerë protestojnë. Është Tefik Osmani që mundohet të qetësojë situatën. Gjyqtari në fillim i jep të verdhë Çelës për hyrje në fushë dhe pas konsultimit me gjyqtarin e katërt ndëshkon edhe Vangjelin.

* Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, acarohet me të tijtë dhe një top që i shkon afër e “fluturon” jashtë stadiumit. * Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, në një moment dëgjohet t’i thotë Edon Hasanit. “Ule ritmin, jemi mirë…”

* Portieri Sali nxjerr topin jashtë për shkak të dëmtimit të një lojtari të Kastriotit, ndërkohë që drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, u kërkon të tijve të vazhdojnë lojën. Kjo acaron së tepërmi trajnerin Çela, i cili replikon ashpër me Osmanin.

* Tirana ankohet shpesh për mungesë topash, pasi kjo sillte vonesë loje.

* Teksa tifozët e Kastriotit duartrokisnin skuadrën në fund për fitoren, nuk munguan as shishet në drejtim të tyre nga tifozët bardheblu.

* Ekipi i Tiranës nuk i ka mbajtur nervat pas ndeshjes, teksa në dhomat e zhveshjes është konstatuar shkatërrimi i dusheve. Për këtë, krutanët kanë faktuar gjithçka te delegati Besnik Çela, pasi verifikuan situatën.

* Kastrioti “kopjon” Vllazninë. Në fund, pas fitores skuadra u grumbullua në mesfushë për të festuar.