Vllaznia dhe Egnatia luajnë sot në 16:45 në “Loro Boriçi”. Dueli mes tyre vlen për javën e 17 të Superligës, teksa në Shkodër duhen golat. Vendasit vijnë pas tre barazimeve radhazi, gjë që i ka larguar me tetë pikë nga Tirana kryesuese.
Brdaric e ka gati planin për sulmin, duke bërë disa ndryshime në kërkim të golave. Te miqtë e Ramadanit pikët janë të domosdoshme, me skuadrën që renditen në vendin e parafundit dhe në pesë takimet e fundit siguron katër humbje dhe një fitore.
Të ndodhur në këto pozita dhe me objektiva të ndryshme, skuadrat sot do kërkojnë pikët, për një ndeshje që pritet e hapur për vetë lojën e skuadrave.
Kuptohet qe presioni me i madh ne kete pragndeshje eshte te Vllaznia e cila e ka detyrim fitoren nderkohe qe rrogozhinasit mund te jene te kenaqur edhe me nje barazim ne kete sfide.