Partizani – Vllaznia është një nga sfidat e javës së 30-të të Superiores, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 20:00. Një përballje interesante mes dy ekipeve që do të duelojnë mes tyre për vendin e dytë e klasifikim.

Kjo sfidë ishte parashikuar fillimisht të luhet në “Arenën e Demave”, por ka ndryshuar stadiumi. pas kërkesës që drejtuesit e kuq i kanë bërë FSHF-së që sfidën ndaj kuqebluve ta luanin në “Air Albania’.

Tashmë është gjithçka zyrtare, Partizani – Vllaznia do të luhet në “Air Albania” dhe FSHF-ja i ka plotësuar “dëshirën” skuadrës kryeqytetase.Ndërkohë ka ndryshuar edhe orari i kësaj sfide sepse ajo ishte planifikuar te luhej ne oren 18:00 por do te luhet ne oren 20:00.

Një ndeshje shumë e luftuar mes dy skuadarve që kërkojnë rikthimin te fitorja, teksa mbështetja nga tifozët e kuq nuk pritet të mungojë. Aktualisht Partizani mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 47 pikë, 3 më pak se Vllaznia e vendit të dytë që është edhe kundërshtari i tyre.